_
Privacy-Policy
Politika e privatësisë së MaxTV
Ruajtja e të dhënave nga MAXTV SHPK
MaxTV ruan të dhënat personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit, për të cilin janë grumbulluar ose përpunuar më tutje. Me rastin e përmbushjes së qëllimit të përpunimit, ne mund të ruajmë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj për të parandaluar mashtrimin, për të mbledhur ndonjë borxh të papaguar, zgjidhjen e kontesteve, për të zbatuar marrëveshjen tonë për Kushtet e Përdorimit, për të ndihmuar çdo hetim, dhe të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara ose të kërkuara me ligjet e aplikueshme, pastaj të dhënat personale asgjësohen, fshihen, shkatërrohen, bllokohen ose bëhen anonime, përveç nëse është paraparë ndryshe me ndonjë ligj tjetër përkatës.
Zbulimi i të dhënave tek Agjencitë dhe Organet e zbatimit të ligjit
MaxTV mund të zbulojë informacionin tuaj për organet e zbatimit të ligjit, agjencitë qeveritare ose palët e treta të autorizuara, në përgjigje të një kërkese të verifikuar në lidhje me veprimet terroriste, hetimet penale ose aktivitetet e pretenduara të paligjshme ose ndonjë aktivitet tjetër që mund të na ekspozojë, ose ndonjë përdorues tjetër para ndonjë përgjegjësie ligjore. MaxTV është i detyruar që në mbështetje të kuadrit ligjor apo në zbatim të urdhrit të prokurorisë apo gjykatës kompetente, t’i përcjellë të dhënat tuaja personale nëse kërkohet organeve të specializuara të shtetit vetëm në rast të një hetimi penal.
Kontakti
Çfarëdo pyetje që keni në lidhje me politikën e privatësisë ju lutem të mos hezitoni të na kontaktoni, nëse keni pyetje, vërejtje, kërkesa apo ankesa, ju lutemi të na kontaktoni me shkrim në adresën [email protected].
shërbime superiore
Çmime preferenciale!
Jeni brenda teritorit të komunës së Skenderajit dhe nuk keni ende internet dhe TV?
Apo ndoshta nuk jeni të kënaqur me shërbimet aktuale?